Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se në rrugë- timin shekullor kombi ynë ka arritur suksese, ndonëse jo në përmasat e duhura.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se gjatë këtyre viteve populli ynë ka shënuar suksese të shumta, por ende është larg përmasave të lavdisë e të flijimeve që janë bërë ndër shekuj.
Krasniqi ka thënë se nëntorët janë sublimim i luftërave shekullore për liri e atdhe.
Megjithatë, ai ka deklaruar se realizimi i idealeve është çështje që lë për të dëshiruar shumë. Krasniqi është shprehur i pakënaqur me punën e institucioneve të Republikës së Kosovës, për çka ka thënë se edhe nuk është pjesë e tyre.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se veprat çlirimtare më së paku mund të jenë vepra individualiste. Sipas tij, kjo ndodhi edhe për shkak se fatin e kombit e të atdheut e lamë në duar të axhamive politikë./Epoka e Re/
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...