Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kërkesa e opozitës që të mos shkohet me procedura të përshpejtuar shqyrtimi i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme është i rrezikshëm.
Sipas tij, nëse shkohet ashtu siç po kërkon opozita atëherë çështja bllokohet deri në fund të vitit 2018 ose fillimi i vitit 2019, raporton arbresh.info.
“Kjo i bie të mos funksionalizohet Dhoma e Posaçme para fundit të vitit 2018 ose fillimit të vitit 2019 nuk besoj që ka çfarëdo relevance të këtyre diskutimeve ose të këtyre pikave që janë më të rëndësishme se ky proces. Përfundimi i mandatit të EULEX-it është pika më e rëndësishme pasi bëhet zëvendësimi i gjyqtarëve të EULEX-it me ata vendorë dhe për këtë arsye duhet të shkojmë me procedura të përshpejtuara”, ka thënë Krasniqi./Arbresh.info
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...