Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay dhe delegacionin e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi bën të ditur se në këtë takim, ka njoftuar delegacionin për zhvillimet e fundit politike në Kosovë si dhe qëndrimet e PDK-së në raport me këto zhvillime, shkruan Arbresh.info
“Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kisha kënaqësinë të mirëpres sot Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Mehmet Kemal Bozay dhe delegacionin e tij. Mysafirët i njoftova me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike.”, shkruan kreu opozitar.
Tutje, ai ka falënderuar zëvendësministrin Bozay për vizitën, interesimin dhe siç tha ai, gatishmërinë e vazhdueshme të Turqisë për të ndihmuar Kosovën.
“Zëvendësministrin Bozay e falënderova për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të shtetit tonë mik, Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit. Thellimi i bashkëpunimit mes dy vende tona në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë mes vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit tonë.”, tha ai./Arbresh.info
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...