Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në zyrën e tij shefin e BE-së, Tomas Szunyog.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi bëri të ditur se kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
“Ambasadorit Szunyog i shpreha qëndrimin konsistent të PDK-së se integrimi euro-atlantik për Kosovën është i paalternativë dhe nuk guxon të rrezikohet nga askush. Ky është vizioni e misioni historik i shtetit dhe popullit tonë. Qasja e kësaj Qeverie, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, për PDK-në është tërësisht e papranueshme dhe po i sjellë vetëm dëme vendit. Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’ia sjellin Kosovës një Qeveri kredibile, ndryshe, dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur përpara”, ka shkruar ai.
Tutje Krasniqi, ka njoftuar se e ka siguruar shefin e BE-së se partia që ai drejton do të angazhohet fuqishëm, që siç shkruan ai, përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luajë rolin e saj konstruktiv në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë./Arbresh.info/
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...