Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Heroin e Kosovës, policin Enver Zymberi në 11 vjetorin e rënies së tij, dhe Ditën e të gjithë policëve të Kosovës të rënë në detyrë.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Enver Zymberi ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.
“Në nderim të Enverit, sot shënojmë edhe Ditën e të gjithë policëve të Kosovës të rënë në detyrë që prej themelimit të Policisë tonë. Ne, si qytetarë dhe si shtet, u jemi përgjithmonë mirënjohës Policisë për punën e palodhshme, sigurinë dhe mbrojtjen që na ofrojnë, ditë dhe natë, në secilën ditë të vitit. Lavdi Enver Zymberit dhe të gjithë policëve të rënë në detyrë”, shkruan kryetari i PDK-së. /arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...