Sot ka ndërruar jetë Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imri Ilazi, i njohur si “Komandant Ferri”, një figurë e shquar në FSK dhe veprimtar politik.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar lartë kontributin e tij për lirinë e vendit.
Në një postim në Facebook, Krasniqi theksoi se kontributi i madh i gjeneral Ilazit për lirinë e Kosovës do të mbetet gjithmonë i paharruar.
Reagimi i plotë:
Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar, Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kolegut tonë në Partinë Demokratike të Kosovës, Imri Ilazi – Komandant Ferri.
Kontributi i madh i Gjeneral Ilazit për lirinë e Kosovës mbetet i paharruar. Si një ushtarak i vendosur dhe një veprimtar i paepur, Imri Ilazi ishte shembull i përkushtimit dhe sakrificës për vendin.
Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ilazi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të të ndjerit.
Lamtumirë Gjeneral!/Arbresh.info
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...