Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka folur sonte për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president dhe votat hua që ai ia ka kërkuar PDK-së.
Krasniqi tha se është e pakuptimtë që Haradinaj del e kërkon vota te fqinjët kur nuk i ka në shtëpinë e tij, njofton Klan Kosova
“Ky koncepti i Haradinajt për vota hua për mua është i pakuptimtë. Sepse sikur të vepronim ne me vota hua duhet t’i themi Haradinajt të na i kthej votat e vitit 2017 kur e bëmë kryeministër”.
“Unë nuk e di përveç që e ka nominuar partia e tij që e mbështetë dikush tjetër për kandidat. Po kandidat i kujt është? Është kandidat i AAK-së apo është kandidat i koalicionit. Qysh del me lypë vota në fqinjë kur nuk i ke në shtëpi tënde njëherë. Unë i kam dëgjuar LDK-në dhe partitë tjera të koalicionit dhe asksuh nuk e ka mbështetë. Dhe qysh mundesh me kërku vota prej opozitës kir ende se ke asnjë votë të koalicionit”, tha Krasniqi.
Krasniqi mes tjerash tregoi se asnjëherë deri tani në Kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar çështja e zgjedhjes së presidentit dhe e cilësoi si joetike mënyrën se si Haradinaj e ka nominuar veten për president që nga momenti kur Prokuroria e Hagës ka publikuar njoftimin për aktakuza.
“Kjo fazë nuk është e lehtë aspak për ne. Për ne është me rëndësi që ka mobizilim brenda strukturës së PDK-së që kanë gjetur forcën për të fuqizuar PDK-në”.
“Mandati i Thaçit kishte me kaluar në mars dhe do duhej të zgjidhej atëherë presidenti”, tha Krasniqi.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja