Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.
Pas këtij takimi me të parën e vendit, Krasniqi tha se nuk ka dyshim që shteti serb ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist ndaj Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Nuk është asnjë dyshim që shteti serb është i përfshirë në sulmin terrorist kundër Kosovës edhe për faktin që tashmë është konfirmuar pjesëmarrja dhe drejtimi në sulmin e Millan Radojiçiçit edhe për numrin e madh të armatimit të sofistikuar edhe për faktin që po mirëpriten dhe po u thurren lavde të heëronjëve, terroristëve që sulmuan shtetin tonë por edhe për faktin që tash edhe zyrtarisht kanë shpallur ditë zie në Serbi për këta terroristë.”, u shpreh Krasniqi para gazetarëve.
Tutje, kreu opizitar tha se në momente të tilla, për PDK-në interesi I cili është mbi të gjitha është ai nacional.
Kështu ai ka shprehur mbështetje të plotë, jo vetëm morale por edhe politike për institucionet e sigurisë së vendit.
Me këtë rast ai u ka bërë ftesë bashkësisë ndërkombëtare për rritje të presionit kundër Serbisë për dorëzimin e terroristëve të cilët, siç tha ai, po i strehon.
“Me këtë rast u bëj thirrje aletarëve tanë, bashkësisë ndërkombëtare që të rrisin presionin ndaj Serbisë, shtetit që tashmë edhe zyrtarisht po dihet që ka qenë sponzorizues I këtij krimi e terrori kundër Kosovës e shqiptarëve tanë që të dorëzojnë terroristët që po i strehojnë që ata të vijnë në Kosovë dhe të përballen me drejtësinë për të marrë dënimet e merituara.”, shtoi ai.
Në këtë situatë ai ka thënë që politika duhet ta luajë rolin e vetë që këtë betëjë të fituar nga policia dhe organet e sigurisë , ta pasojnë edhe me beteja të fituara politike e diplomatike për vendin./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen