Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se partia e tij është e gatshme të diskutojë mbi datën e zgjedhjeve të reja, pasi sipas tij, LVV-ja nuk po dëshiron të ndryshojë emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit.
Para mediave, ai tha se nëse partia fituese nuk dëshiron të dalë nga bllokada, zgjidhja më e mirë janë zgjedhje.
“E kemi shprehur qartë që nuk e votojmë Haxhiun. Çështja e zgjedhjeve nuk është çështje e dëshirës. Ato zgjedhje kanë prodhuar një rezultat. Qeveria që kaloi nuk e ka marr shumicën, nëse vazhdon kjo bllokadë më mirë të shkojmë në zgjedhje, kam propozuar edhe datën e mundshme. Nëse vërtetë LVV nuk dëshiron të dalë nga bllokada më mirë të shkojmë në zgjedhje. Mendoj që sikur të ishin të sinqertë dhe s’duan të ndryshojnë, mirë kish me qenë me u mbledh dhe me caktu datën e zgjedhjeve. PDK është e gatshme me diskutu për një datë”, tha Krasniqi
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...