Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka marr pjesë në Kongresin e 9-të Evropian të Pushtetit Lokal i cili po mbahet në Poloni.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në panelin e kongresit ka prezantuar rrugëtimin e Kosovës gjatë decentralizimit, përcjell Arbresh.info.
‘Kisha kënaqësinë të marr pjesë në Kongresin e 9-të Europian të Pushtetit Lokal në i cili po zhvillohet me 4 dhe 5 mars”, tha Krasniqi.
“Në dy panelet të këtij kongresi kam prezantuar për përvojën, rrugëtimin e Republikës së Kosovës gjatë decentralizimit, duke përmendur hapat e ndërmarrë dhe reformat e përfunduara përmes së cilave Republika e Kosovës ka fuqizuar Qeverisjen Lokale dhe ka promovuar në mënyrë aktive të drejtat e komuniteteve jo shumicë”, shtoi ai./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...