Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po mban tubim elektoral në Ferizaj.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin dhe se po rikthehet si forca kryesore politike në vend.
Ai tha gjithashtu se kjo është partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe që siç u shpreh Krasniqi, e ka në ADN, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin, Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet si forca kryesore politike në vend”, theksoi ai.
“Kjo është partia e së kalurës tonë të lavdishme, e së tashmes tonë krenare dhe mbi të gjitha, partia e së ardhshmes premtuese, për një Kosovë më të mirë për secilin qytetarë të vendin tonë, anë e mbanë, se kjo është partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kjo është partia që e ka në ADN, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kjo është partia shtetformuese dhe shtetndërtuese”, është shprehur tutje Krasniqi./Arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...