Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar ditën e lindjes së heroit kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, transmeton arbresh.info.
Krasniqi në facebook ka shkruar se jeta dhe vepra e Skënderbeut ka skalitur dhe mbajtur gjallë në gjenezën e secilit shqiptar guximin për rezistencë
“Jeta dhe vepra e Skënderbeut ka skalitur dhe mbajtur gjallë në gjenezën e secilit shqiptar guximin për rezistencë, luftën ndaj pushtuesve e dëshirën e flakët për liri. Shembulli i tij mbetet gjithmonë frymëzim për secilin atdhetar”, ka shkuar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Me 6 maj të vitit 1405, u lind heroi i madh shqiptar, prijësi historik, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jetëshkrimi i tij 63 vjeçar në trojet shqiptare, është i mbushur me sfida e sakrifica, por, mbi të gjitha, me patriotizëm e atdhedashuri.
Guximin dhe shkathtësitë e tij prej strategu i kishte dëshmuar në shumë beteja, ndërkaq, aftësinë prej burrështetasi, Skënderbeun e dëshmoi në Lidhjen e Lezhës, duke i bërë bashkë të gjithë princat shqiptarë nën një komandë.
Jeta dhe vepra e Skënderbeut ka skalitur dhe mbajtur gjallë në gjenezën e secilit shqiptar guximin për rezistencë, luftën ndaj pushtuesve e dëshirën e flakët për liri. Shembulli i tij mbetet gjithmonë frymëzim për secilin ardhetar./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...