Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka mirëpritur në parti gazetaren Albana Haxhimustafa – Murseli, e cila do të jetë kanididate e PDK-së për deputete.
Krasniqi ka thënë se Haxhimustafa – Murseli mishëron angazhimin, integritetin dhe vizionin, shkruan Arbresh.info.
“Me një karrierë të gjatë në gazetari dhe aktivizëm social, ajo ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme për të frymëzuar dhe për të ndërtuar të ardhmen”, ka theksuar ai.
Ndërsa, Albana Haxhimustafa – Murseli ka thënë se gjithmonë është angazhuar për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.
“E rritur në një familje me vlera patriotike, si vajzë e një ish-të burgosuri politik dhe një aktivisteje të shquar, kam trashëguar atdhedashurinë dhe përkushtimin për liri e drejtësi. Këto vlera dua t’i përfaqësoj edhe në Kuvend: të jem një zë i ri për gratë, të rinjtë dhe çdo qytetar, për ta ndërtuar së bashku një Kosovë më të mirë”, është zotuar ajo./Arbresh.info/

ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...