Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka folur për procesin e votimit në katër komunat veriore të vendit që po zhvillohet për largimin e kryetarëve të tanishëm.
Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se çdo është duke shkuar mirë dhe ka nisur me kohë.
“Sot është hapur gjithçka në rregull dhe po shohim si po shkon procesi. Qeveria e Kosovës e ka pasë mandatin që të mundësojë që qytetarët që dëshirojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre për largimin e kryetarit paraprakisht, me një të drejt e cila u garantohet përmes Ligjit për Vet Qeverisje Lokale, detyrë e jona ka qenë që të bëjmë këtë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka theksuar se Lista Serbe dëshiron që të ketë monopol mbi politikën e serbëve të Kosovës.
“Detyrë e shtetit ka qenë edhe organizimi i këtij procesi, shpresoj se gjithçka ka shkuar mirë janë të hapura të gjitha qendrat e votimit, pjesa tjetër ju mbetet qytetarëve. Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë, ata i shohin institucionet vetëm për vete e jo për qytetarë ata vazhdojnë t’i kenë ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës për qytetarët dhe të vazhdojnë që t’i i përfaqësojnë interesat e qytetarëve mirëpo t’i marrin pagat e Kuvendit të Kosovës”, ka pohuar Krasnqi. /Klankosova.tv
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...