“Janë liderët e partive politike që nuk kanë parë interes për të pasur një reformë zgjedhore dhe fryma e cila ka mbizotëruar në Kuvend në legjislaturën e kaluar”.
Kështu tha sot Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, në një konferencë për media të koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”.
Sipas tij, reforma zgjedhore asesi nuk duhet të jetë iniciativë e vetëm një subjekti politik, shkruan arbresh.info.
“Kryesisht janë liderët e partive politike që nuk kanë parë interes për të pasur një reformë zgjedhore dhe fryma e cila ka mbizotëruar në Kuvend në legjislaturën e kaluar ku kanë qenë dallime të mëdha dhe polarizim mes partive në pushtet dhe atyre në opozitë që ka penguar të ketë një reformë zgjedhore gjithëpërfshirës. Reforma asesi nuk guxon të jetë iniciativë e vetëm një subjekti politik por duhet që të përshihen të gjitha subjektet politike dhe grupe të ndryshme të shoqërisë”, tha Krasniqi./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1565451670186586/
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Anija kanadeze e prekur nga hantavirus rezulton pozitive
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...