Sot bëhen 32 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.
Sot bëhen 32 vite nga tubimi madhështor i pajtimit të mbi 100 gjaqeve dhe ngatërresave te Verrat e Llukës, në Deçan, që shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës së fundshekullit XX.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, duke përkujtuar këtë ngjarje ka thënë se lëvizja e drejtuar nga Anton Çetta u bë pikë kthese për bashkim e unitet mbarëshqiptar.
“Kjo lëvizje popullore në krye me profesorin dhe atdhetarin Anton Çetta u bë pikë kthese për bashkim e unitet mbarëshqiptar, duke i dhënë fund gjakmarrjes, vëllavrasjes dhe ngatërresave mes vete, për t’u mbledhur rreth një qëllimi më madhor e jetik, që ishte lufta për liri”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Mirënjohje e përjetshme për të gjithë ata veprimtarë, patriotë e intelektualë, që u bënë bashkë për Kosovën në këtë nismë për paqe vëllazërore!”, ka vijuar tutje i parti i PDK-së.
Në këtë tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç’rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.
Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit./arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...