Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka dalë me një deklaratë lidhur me rezultatin në zgjedhjet e djeshme. S
Krasniqi ka falenderuar kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamzën, për siç ka thënë, përkushtimin dhe fushatën e tij unifikuese, profesionale dhe të vendosur për të mirën e vendit, shkruan Arbresh.info.
“Mbi 200 mijë vota janë më shumë se një rezultat; janë zotim, shpresë dhe përgjegjësi e madhe për të nesërmen. Është fitore e besimit dhe përkushtimit ndaj një Kosove ma të mirë. Për çdo hap dhe sakrificë në këtë rrugëtim, ju jam mirënjohës pafundësisht. Rrugëtimi ynë për #MaMirë vazhdon. Për Kosovën. Për të ardhmen. Për qytetarët”, ka thënë Krasniqi.
Fjalimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë, anëtarë dhe aktivistë,
Nga zemra, ju falënderoj për besimin dhe angazhimin tuaj. Ky rrugëtim ishte më shumë se një garë politike; ishte një përpjekje e përbashkët për një Kosovë ma të mirë. Sot, ndiej krenari dhe mirënjohje për secilin prej jush që besoi dhe punoi për këtë vizion.
Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj, për kulturën demokratike që treguat dhe për mbështetjen e madhe. Një falënderim i veçantë për aktivistët, strukturat e PDK-së, çdo kandidat dhe secilin mbështetës që nuk u ndal për asnjë moment. Pa ju, ky rezultat nuk do të ishte i mundur.
Veçanërisht, faleminderit Bedri Hamzës, kandidatit tonë për kryeministër, për përkushtimin dhe fushatën e tij unifikuese, profesionale dhe të vendosur për të mirën e vendit. Vlerat e tij do të jenë udhërrëfyesi ynë në rrugëtimin politik përpara.
Faleminderit edhe atyre që mbështetën PDK-në dhe i besuan vizionit tonë. Mbi 200 mijë vota janë më shumë se një rezultat; janë zotim, shpresë dhe përgjegjësi e madhe për të nesërmen. Është fitore e besimit dhe përkushtimit ndaj një Kosove ma të mirë.
Për çdo hap dhe sakrificë në këtë rrugëtim, ju jam mirënjohës pafundësisht. Rrugëtimi ynë për #MaMirë vazhdon. Për Kosovën. Për të ardhmen. Për qytetarët.
Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për vendin tonë. Me zemër dhe me besim të palëkundur në potencialin e Kosovës dhe të qytetarëve tanë të mrekullueshëm, do të ecim përpara.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, PDK është e dyta./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit