Sot shënohet 33-vjetori i miratimit të Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik.
Me këtë rast, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se kjo datë shënon një kthesë historike për Kosovën, ku me miratimin e kësaj Kushtetute ka qenë një manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës, përcjell Arbresh.info
Në një postim në Facebook, lideri i kësaj partie thotë se Kushtetuta e Kaçanikut jo vetëm që përcaktonte bazat e shtetësisë së Kosovës, por edhe shpërfaqte unifikimin qytetar kundër represionit e diskriminimit në rrethanat e atëhershme.
“Nderimet më të larta për hartuesit dhe delegatët që e miratuan këtë dokument historik”, shkroi Krasniqi./Arbresh.info/
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja