Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë .
Ai tha se Kurban Bajrami, si një festë e paqes, na e rikujton gjithmonë rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin, posaçërisht për ata më në nevojë, shkruan Arbresh.info.
“Gjithmonë kanë qenë këto vlera që i kanë begatuar jetërat tona, por edhe kanë ndihmuar përparimin e popujve dhe mbarë njerëzimit.”, shkroi ai.
“Prandaj, edhe sot e tutje, le të jenë këto atribute që na prijnë në rrugën drejt realizimit të aspiratave dhe ëndrrave tona të reja si individë, si shoqëri dhe si shtet. “, shtoi ai.
Ai uroi që kjo ditë e veçantë të ju sjellë rehati, begati dhe lumturi në jetën tuaj dhe të familjeve tuaja.
“Gëzuar Kurban Bajramin!”, uroi kreu i PDK-së./Arbresh.info/
Hoti pret në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, diskutohet ...
Bashkimi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës
Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me ...
Merz: Mirënjohës Trump për shtyrjen e sulmeve kundër termoce...
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP