Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 39 vjetorin e rënies heroike të Rexhep Males e Nuhi Berishes.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se duhet të jemi të lumtur që në mesin tonë kanë jetuar shumë personalitete kombëtare.
Ai tutje ka thënë se është përjetësisht mirënjohës sakrificës së dëshmorëve, të cilët sipas tij kanë sjell lirinë që e gëzojmë sot, transmeton arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Guximi i një njeriu, është liria e një tjetri. Prandaj, për shumë personalitete tona kombëtare, para se gjthash, duhet të jemi të lumtur që ata jetuan në mesin tonë.
Të tillë janë veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të cilët, sot, në 39 vjetorin e rënies së tyre heroike, i kujtojmë me respekt dhe krenari.
Përjetësisht mirënjohës sakrificës së dëshmorëve tanë, atyre që përfaqësojnë më së miri vlerat më sublime të vendit tonë dhe të cilët me guximin e tyre kanë sjellë lirinë që gëzojmë sot. Lavdi!/arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...