Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria e Unitetit e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës është e vështirë të jetësohet, pasi Krasniqi tha se ky propozim fillimisht është refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai tha se një gjë e tillë nuk mund të bëhet pasi që fillimisht është refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Derisa këmbënguli në idenë e PDK-së për formimin e qeverisë nga partitë e ish- opozitës.
“Nuk e kam parë planin me të thënë të drejtën , për sa i përket propozimit unë jam deklaruar disa herë , një propozim i tillë për të pasur mundësinë e trajtimit serioz para se gjithash duhet me u shpreh të gjitha palët që kanë vullnetin dhe automatikisht që lëvizja Vetëvendosje e ka refuzuar mua më vjen keq që një gjë e tillë automatikisht bëhet e pamundshme sepse ideja e qeverive të tilla nënkupton që të gjitha palët të jenë në tavolinë dha ta diskutojnë, momentin kur mungon Vetëvendosja i bie që kthehemi të propozimi që e kemi dhënë si PDK, qeveria e partive t ëish opozitës. Unë gjithmonë jam i hapur për ta diskutuar qeverinë që do ta krijonim si PDK me LDK-në AAK-në dhe Nismën dhe një gjë të tillë jo vetëm që e kemi vullnetin por e kemi edhe përkushtimin për ta jetësuar nëse edhe LDK e ka vullnetin e tillë.”, tha Krasniqi për rtv21.
Ai madje garantoi se nëse LDK do ta pranonte propozimin e tyre, Krasniqi do t’i siguronte 10 votat nga partitë e minoriteteve pa përfshirë Listën Serbe.
“Numrat i kemi sepse matematika është kokëfortë, nëse LDK i ka 19 deputetë që e votojnë qeverinë e opozitës së kaluar atëherë numrat i kemi sepse bëhemi 51 dhe unë marr përsipër me i pas edhe 10 vota tjera nga partitë minoritare, po jo nga Lista Serbe, kështu që matematika është shumë e thjeshtë , numrat janë nëse ka vullnet nëse s’ka vullnet numra s’ka kurrë “, u shpreh Krasniqi.
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...