Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se vdekja e hershme e gazetarit, Haqif Mulliqi na ka pikëlluar të gjithëve.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se gjatë kohës kur ka qenë ministër i Kulturës, ka pasur fatin që profesor Mulliqin ta ketë këshilltar e bashkëpunëtor të afërt, shkruan Arbresh.info.
“Qenka me të vërtetë e vështirë që t’u thuhet lamtumirë disa njerëzve, të cilët, me prezencën dhe personalitetin e tyre, kanë lënë kaq shumë kujtime pozitive. Ngushëllimet më të thella familjes, komunitetit artistik e akademik, dhe të gjithë atyre që e njohën profesorin Haqif. Faleminderit për miqësinë e shembullin që na le mbrapa, mik i dashur”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i kreut të PDK-së:
Para pak çastesh, në moshën 63 vjeçare, na la miku ynë i mirë, bashkëpunëtori i zellshëm, dramaturgu autentik, familjari i devotshëm e profesori i shquar, Haqif Mulliqi.
Një ikje e pa paralajmëruar si kjo, e hershme gjithsesi, na ka pikëlluar e lënduar shumë të gjithëve që kemi pasur fatin që, në njërën apo tjetrën mënyrë, të bashkëpunojmë me profesorin Haqif.
Reporteri ynë i luftës, zëri i të vërtetës historike, i cili na informoi nga vijat e fronteve të luftës çlirimtare që nga ditët e hershme të UÇK-së, do të mbetet i paharruar në kujtesën dhe përpjekjen e popullit tonë për liri.
Kam pasur fatin e madh që, gjatë punës sime si Ministër i Kulturës, profesorin Haqif ta kem këshilltar e bashkëpunëtor shumë të afërt.
Bashkë kemi punuar shumë, gjatë, pa orar, me vullnet e përkushtim për pak më shumë punë të mira për komunitetin artistik të vendit tonë.
Ishte gjithmonë frymëzuese dija, energjia dhe elani i tij për punë.
Qenka me të vërtetë e vështirë që t’u thuhet lamtumirë disa njerëzve, të cilët, me prezencën dhe personalitetin e tyre, kanë lënë kaq shumë kujtime pozitive.
Ngushëllimet më të thella familjes, komunitetit artistik e akademik, dhe të gjithë atyre që e njohën profesorin Haqif.
Faleminderit për miqësinë e shembullin që na le mbrapa, mik i dashur.
Lamtumirë!/Arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...