Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional nuk është miratuar shkaku i kundërshtimeve të kryeministrit Albin Kurti.
E nëse ky Projektligj nuk kalon këtë herë, Krasniqi ka paralajmëruar sërish inicim në sesionin vjeshtor.
Për eo i pari i PDK-së ka folur lidhur me procedurat që duhet ndjekur në mënyre që ky projektligj të shkoj në Kuvend për miratim.
”Një objektiv s’kemi arritur ta realizojmë siç ishte Trusti sepse u kundërshtua fuqishëm nga ana e kryeministrit dhe Qeverisë, por kemi arritur ta kemi komisionin hetimor parlamentar, dhe do të vazhdojmë me të njëjtin angazhim duke qenë pranë qytetarëve. Tashmë qytetarët e Kosovës kanë nënshkruar peticionin e organizuar nga grupi qytetarëve në mbi 10 mijë nënshkrime që është një minimum obligativ për ta dërguar në kuvend. I mbetet kësaj procedure. Nëse kjo procedurë has në ndonjë pengesë ne do ta rishqyrtojmë përsëri këtë çështje në sezonin vjeshtor të Kuvendit”, tha Krasniqi.
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...
Samiti i IV i Diasporës, Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Ve...
Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiski...
Dështon mbledhja e KGJK-së për zgjedhjen e kryesuesit, mungo...
Publikohen çmimet e reja të derivateve, nafta 1.78€ për litë...
Kurti bëri homazhe te memoriali “Heroinat”: Qeve...