Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga kjo që po e sheh, politika e Kosovës nuk është duke i marrë masat e duhura për t’i dhënë vendit orientimin e duhur.
“Kjo politikë që vendin e ka sjellë në ketë gjendje, vështirë që mund ta sjellë ndryshimin e duhur për kombin e shtetin”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Dy Marrëveshje të këqija
1. Marrëveshja për Demarkacionin kështu si është, është një e keqe e madhe për Republikën e Kosovës, por në ketë fatkeqësi mund të ketë vetëm një fat?! Fati është vetëm nëse Deputetët e Kuvendit të Kosovës i thonë Jo Ratifikimit të kësaj Marrëveshje.
2. Marrëveshja e dytë është më e keqe se e para dhe kjo është Marrëveshja e 19 prillit 2013 e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila për çdo ditë të kaluar, shtetin e Kosovës po e bënë jo funksional. Ky jo funksionalitet, sigurisht jo vetëm me fajin e asaj marrëveshje, po e dërgon shtetin tonë drejtë falimentimit dhe ky fakt është tepër i dhimbshëm.
Nga kjo që po e shoh, politika e Kosovës nuk është duke i marrë masat e duhura për t’i dhënë vendit orientimin e duhur?! Kjo politikë që vendin e ka sjellë në ketë gjendje, vështirë që mund ta sjellë ndryshimin e duhur për kombin e shtetin.
Faji i këtyre marrëveshjeve të këqija është i adresuar të të dy qeveritë e kaluara.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses