Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, thotë se shteti i Kosovës po udhëhiqet nga axhamitë. Komentet vijnë pas arrestimit dhe dëbimit të gjashtë qytetarëve turq nga Kosova në Turqi.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate, thotë se në rastin e kidnapimit të gylenistëve u thye ligji.
“Njerëzit me dhimbsen shumë. Me dhimbsen edhe gjashtë turqit e dëbuar paligjërisht’, shkruan Krasniqi në Facebook.
“Kur shteti udhëhiqet nga axhamitë, mirë nuk mund të ndjehet askush’, thotë ai.
Shkrimi i plotë :
ME DHIMBSET E ARDHMJA E VENDIT TIM
Duke dëgjuar broçkulla, thash:
Njerëzit me dhimbsen shumë. Me dhimbsen edhe gjashtë turqit e dëbuar paligjësisht. Me dhimbsen edhe pse ishin punëtorë të arsimit. Por më shumë po me dhimbset shteti im, kushtetuta dhe ligjet e shtetit tim të nëpërkëmbura për pazare të pista. Te shtetit që në themelet e tija janë flijimet e brezave dhe flijimet biblike të gjeneratës sime. Me dhimbset aspirata e brezave për liri, çlirim, për pavarësi e sovranitet, për shtet demokratik.
Ne, që luftuam diktatura, është turp që të shërbejmë te gjithëpushtetshmin me paligjësi!
I frikësohem asaj që thotë populli: “Mos bënë çka s’ka bërë kush se të gjënë ajo çka se ka gjet askënd!”
Me gjashtë qytetarët turq, institucionet e shtetit tonë e bënë atë që se ka bërë askush ose e ka bërë pak kush, rrezikohemi t’na gjënë ajo që nuk e ka gjetur askënd në kontinentin e vjetër sot.
Pse ndodhi kjo?
Sepse kombi e shteti udhëhiqen nga axhamitë. Kur shteti udhëhiqet nga axhamitë, mirë nuk mund të ndjehet askush!
Ne situata të ngjashme, të pa skuqur janë vetëm njerëzit e pafytyrë!
Mua s’po me dhimbsen 6 qytetarët turq, se ata një jetë e një vdekje kanë për të bërë në ketë botë. Po me dhimbset e ardhmja e Kosovës dhe fati i popullit tim në t’vetin rrugëtim. Po, po frikësohem dhe frikësohem shumë, nga ringjallja e shpirtrave të vasalizmit, që në shekuj na lan në robëri, na copëtuan si është më zi, e në fund na lan pa shtet e pa demokraci!
Po, me dhimbset fakti pse po na mungon reagimi qytetar kur tjetrit i bëhet padrejtësi! Frikësohem nga mungesa e pa ndjesisë njerëzore në vendin tim!
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit
Kurti: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve t...
Pronat, problem për integrimin: Rama pranon vështirësitë, Eu...
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...