Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Krasniqi ka shkruar në Facebook se Daveport është angazhuar shumë në avancimin e demokracisë së Kosovës, për çka ka theskuar, që PDK-ja është shumë mirënjohëse, shkruan Arbresh.info.
“Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, prita në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport. Gjatë mandatit të tij, ambasadori Davenport është angazhuar shumë në mbështetjen e institucioneve tona dhe në avancimin e demokracisë së shtetit të Kosovës, për çka PDK është shumë mirënjohëse”, ka shkruar ai.
Ai e ka falënderuar ambasadorin Davenport për bashkëpunimin, teksa i ka uruar suksese në secilin angazhim të mëtejmë./Arbresh.info/
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...