Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në selinë e partisë ambasadorin e Suedisë, Jonas Ëesterlund.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ambasadorit suedez ia ka përsëritur pozicionin e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan Arbresh.info.
Sipas Krasniqit, situata në Kosovë është jonormale sidomos pas sanksioneve nga Bashkimi Evropian.
“Situata e rëndë në të cilën ndodhet Kosova aktualisht dhe zbehja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, si pasojë e krizave të prodhuara nga kryeministri Albin Kurti, janë qëndrimet që ia shpreha sot Ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilin e prita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, me ç’rast diskutuam për zhvillimet politike në vend.”, shkroi kreu i PDK-së.
“Amasadorit Westerlund ia ripërsërita pozicionin e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi situata në Kosovë është jonormale, sidomos pas sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian.”, tha ai.
Tutje Krasniqi e njoftoi ambasadorin edhe për vendimin për pezullimin e komunikimit me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.
Po ashtu, edhe mbi vendimin për të mos votuar asnjë forum të Kuvendit të Kosovës për asnjë ligj, rezolutë, marrëveshje ndërkombëtare apo dokument tjetër./Arbresh.info.
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...