Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për caktimin e shumën e mjeteve nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024.
Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme, 4 milion e 800 mijë euro.
Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe kontrollit Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga 15 parti politike.
Sipas tij, shuma e ndarë për këto subjektet politike për sivjet është rritur për 600 mijë euro.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka thënë se me nëntë vota për është miratuar kjo pike e rendit të ditës./rtk

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...