Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të një gabimi teknik që ka ndodhur në faqen e internetit të këtij institucioni ka bërë fitues të komunës së Ranillugut Gradimir Mikiçin, që ka vdekur në aksident këtë vit në Serbi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për lajmi.net se është bërë një gabim teknik në faqen e internetit të KQZ-së dhe do të përmirësohet shumë shpejt.
“Me kohë ka ndodhur zëvendësimi me emrin e ri, por në faqen e internetit të KQZ-së ka ndodhur një gabim teknik. Edhe në flet votimi është i rregulluar, vetëm në faqen e internetit është një gabim, që do të përmirësohet shpejt”, ka thënë Elezi.
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...