Bazuar ne nenin 43 te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ne Republikën e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan një Dosje të Informimit Publik e cila përmban regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik, raportet e Publikimit Financiar të Fushatës të subjekteve politike të dorëzuara tek KQZ-ja dhe formularët e Publikimit Financiar për Kandidatë për kandidatët që kane fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës sipas rezultateve të certifikuara, thuhet në njoftimin për media.
Dosja e tillë është e qasshme duke vizituar faqen elektronike të KQZ-së.
Te gjitha këto informacione mund t’i gjeni ne linqet/vegzat:
1) Formularët Financiar te Kandidateve Zgjedhjet Parakohshme 2019 KËTU
2) Raportet Financiar te Fushatës Zgjedhore 06 tetor 2019 KËTU
3) Donacionet e SP-ve KËTU
KQZ mbetet e përkushtuar në vazhdimin e kryerjes së aktiviteteve të veta bazuar ne parimin e transparencës se plote dhe realizimin e objektivit të vet strategjik për bashkëpunim të afërt me të gjithë akterët e jashtëm.
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...