Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.
Sipas këtij rezultati Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar si partia e parë me 42.30 % të votave duke i siguruar 48 mandate në Kuvendin e ri.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës e cila ka marr 20.95 % të votave apo 24 vende në Kuvend.
Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 % apo 20 deputetë.
Ndërkaq, në vendin e katërt është koalicioni AAK-NISMA me 7.06 % apo 8 deputetë.
Lista Serbe ka marr 4.26% dhe do t’i ketë 9 ulëse.
Rezultatet përfundimtare janë certifikuar me 9 vota pro e dy kundër, 46 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit./Arbresh.info/

Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...