Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën po diskutohet në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme e të cilat janë vendosur për t’u mbajtur më 14 shkurt.
Nga zyrtarët e këtij institucioni u bë e ditur se planifikohen të aktivizohen 402 persona si personel shtesë, e që janë më shumë se në zgjedhjet e 2019-s, shkruan arbresh.info.
Po ashtu u bë e ditur se në shërbimin e votuesve do të aktivizohen 120 persona, ndërsa te qendrat e numërimit të votave do të angazhohen 81 anëtarë të stafit.
Arsyeja për këtë dallim nga vitin 2019 është se do t’u shtohen zyrtarët komunalë, në komuna më të mëdha.
Po ashtu është bërë e ditur se numri i trajnerëve do të zvogëlohet nga 320 në 274 persona.
Mbledhja me diskutime po vazhdon ende./arbresh.info/
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...