Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më tani ka pranuar aplikimet e 5 subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kështu tha për Arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tha se prej tyre janë parti politike dhe 1 iniciativa qytetare.
Elezi bëri të ditur se numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 122.
Subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre janë:
Elezi tha se afati për paraqitjen e këtyre kërkesave është deri më 11 djetor.
“Afati i fundit për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të paraqitur kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025 është 11 dhjetor 2024, ora 16:00. “, tha ai.
“Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë.”, përfundoi Elezi./Arbresh.info/
Rasti Sekiraqa-Capat, ngritet aktakuzë ndaj 9 personave
Mësuesi nga Nishi ndëshkohet pasi mbulon grafitin “Kur ushtr...
Rama sërish kundër Speciales, e vlerëson idiotësi ndërkombët...
Avokati i Veselit: Viktimat e dinë shumë mirë se padrejtësia...
Përfundon seanca fillestare për rastin e policit Muhamed Lik...
Policia shpall në kërkim Liridon Podrimaj për disa vepra pen...