Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se verifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) po shkon drejt përfundimit.
Sipas të dhënave të publikuara, deri në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm janë procesuar 2,536 nga 2,557 vendvotime, ose 99.18% e totalit, ku u zhvillua procesi i votimit më 28 dhjetor 2025.
Procesi në QKN ka filluar më 29 dhjetor 2025 dhe deri më 2 janar 2026 është përmbyllur në 37 komuna, përfshirë Prishtinën, Gjakovën, Pejën, Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut, Prizrenin, Gjilanin, Ferizajn dhe të tjera.
KQZ thekson se procesi i numërimit po zhvillohet në përputhje me standardet dhe rregulloret e parashikuara, duke siguruar korrektësi dhe transparencë në mbarëvajtjen e rezultateve zgjedhore.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...