KQZ njofton sa subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje deri më tani

15:38 | 15 Janar 2021
M. A.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani kemi pranuar aplikimin nga gjashtë subjekte politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zëdhënësi për media i KQZ, Valmir Elezi tha se numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që kërkojnë të çertifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje deri më tani është 104.

“Subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre deri më tani janë: • Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (33 kandidatë); • Jedinstvena Goranska Partija (16 kandidatë); • Srpska Lista (20 kandidatë); • Romani Iniciyativa (12 kandidatë); • Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic (13 kandidatë); • Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (10 kandidatë)”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale