KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se ky institucion do të miratojë fletëvotim tjetër që do të përdoret në vendvotime brenda vendit.
Në fletëvotimin e miratuar për votimin jashtë Kosovës, janë të renditur të gjitha subjektet politike, sipas renditjes së përcaktuar në tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.
Fletëvotimi përmban 24 subjektet politike pjesëmarrëse në këtë proces zgjedhor, prej të cilave, 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur./rtk
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...