KQZ merr vendim për rinumërimin e shtatë vendvotimeve ku prezent ishte komisionari i përfshirë në incizimin për blerjen e votave

14:23 | 8 Mars 2021
M. A.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rinumërimin e 7 vendvotimeve në të cilat komisionar ishte Alban Krasniqi i përfshirë në incizimin ku flitet për blerje të votave.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se kjo do të bëhet për të hequr të gjitha dyshimet.

“Kemi rekomandim që ato shtatë vendvotime ku ka qenë prezent ky person të rinumërohen që ta heqim çdo dyshim”, tha Daka.

Ajo shtoi se rinumërimi i votave nuk do të bëhet vetëm për subjektin politik AAK, por për të gjithë subjektet dhe të gjitha kandidatët.

Daka tha se menjëherë për këtë rast është njoftuar Prokuroria e cila ka nisur hetimet.

“Prokuroria do të jetë prezentë në QNR në procesin e rinumërimit të këtyre votave”, tha Daka.

Shpërndaje në rrjete sociale