Me ftesë të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përbërje të kryetares, Valdete Daka dhe anëtarit Binak Vishaj, po qëndron në Santo Domingo të Republikës Domenikane, ku po marrin pjesë në Konferencën e Dytë Botërore (18-21 gusht) të Asamblesë së Përgjithshme të këtij asociacioni, njofton kumtesa nga KQZ.
Në këtë Konferencë përfaqësuesit e institucioneve që janë të ngarkuara me administrimin e zgjedhjeve nga 94 shtete anëtare të A-WEB, po diskutojnë dhe shkëmbejnë përvojat në lidhje me “Rolin dhe Sfidat e Trupave Zgjedhore për të Garantuar Integritetin e Zgjedhjeve”, e që është edhe tema kryesore e kësaj ngjarjeje.
Gjatë zhvillimit të punimeve të kësaj konference, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Daka, mbajti fjalim para përfaqësuesve të institucioneve zgjedhore pjesëmarrëse, ku fillimisht prezantoi një historik të shkurtër të formimit të shtetit të Kosovës dhe rolin e KQZ-së si institucion i pavarur, i përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, duke folur lidhur me integritetin e zgjedhjeve, kryetarja Daka u shpreh se për organizimin e zgjedhjeve të mirëfillta, të lira dhe të drejta, rëndësi ka pavarësia e institucionit përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në përgjithësi dhe sidomos pavarësia dhe paanësia e administratës. “Vetëm institucionet zgjedhore të pavarura janë garantues të integritetin të zgjedhjeve, duke përfshirë këtu, proces të mirë-organizuar dhe rezultate korrekte si qëllim final i gjithë angazhimit të institucioneve tona në një proces zgjedhor”, tha më tej Daka.
Në ditën e parë të Konferencës, të pranishmit u nderuan me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës Domenikane, Kryetares së Kuvendit të këtij shteti, anëtarë të qeverisë dhe të Gjykatës së Lartë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është bërë anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) në tetor të vitit 2013.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...