Komisioni Qendror i Zgjedhjeve javën e ardhshme do ta jap vendimin përfundimtar rreth verifikimit të peticionit të qytetarëve serbë për shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë të komunave të pjesës veriore të Kosovës. Kjo u bë e ditur nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Java tjetër do të jetë përfundimtare lidhur me peticionin e dorëzuar nga qytetarët serbë për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Këtë e konfirmoi kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, i cili tha se java e ardhshme i jep fund këtij procesi.
“Procesi nuk ka përfunduar, javën tjetër do të jemi në një takim të tillë dhe do ta trajtojmë. Afër jemi, por nuk ka përfunduar tërësisht procesi. Javën tjetër, unë po besoj kah fundi i javës e mbajmë një mbledhje, paraprakisht do të miratojmë disa rregullore të brendshme zgjedhor çka janë të nevojshme për çfarëdo procesi zgjedhor në të ardhmen”, tha Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u votua edhe për regjistrimin e një partie serbe në Kosovë.
“Zyra i rekomandon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aprovimin e kërkesës për regjistrim të partisë politike-Srpski Narodni Pokret (SNS)”, tha Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për Regjistrimin në KQZ .
Pjesën tjetër të mbledhjes, KQZ e vazhdoi pa praninë e mediave./rtk
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja