Në një votim të ndarë për subjektet e tjera politike, Listën Serbe dhe KDTP-në, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të miratojë rezultatin zgjedhor të 28 dhjetorit për subjektet e tjera dhe për KDTP-në, por jo edhe për Listën Serbe.
Për partinë më të madhe serbe në Kosovë, votimi ka përfunduar me tre vota për, dy kundër dhe tetë abstenime.
Kryetari i KQZ-së është shprehur i pakënaqur me mosmiratimin e rezultatit për Listën Serbe, duke u drejtuar përfaqësuesve me fjalët: “s’ka kuptim, më falni, veç s’ka kuptim kjo punë”.
Kjo situatë është shkaktuar nga ankesat që ky subjekt mund të paraqesë brenda afatit prej 48 orësh tek organet relevante, gjë që mund të zvarrisë procesin e shpalljes së rezultatit përfundimtar.
Subjektet dhe kandidatët e pakënaqur do të kenë mundësi të parashtrojnë ankesë në afatin prej 48 orësh, nga ora 11:00 e së shtunës deri në ora 11:00 të hënën.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?