KQZ-ja njofton se ka filluar regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet në Podujevë

11:36 | 17 Shkurt 2020
A Z

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës dhe që i përkasin komunës së Podujevës.

Pra, të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse mund të aplikojnë për t’u regjistruar votues përmes postës. Sipas KQZ-së ky afat përfundon më 23 shkurt 2020.

KQZ-ja bën të ditur se të gjitha informacionet e detajuara se si aplikohet për regjistrim, janë të publikuara në faqën e saj.

http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/?fbclid=IwAR3OP8mdeNrdFNzmAk846rucN5p9P9k-xODx2Zk7kyoW1J-bicrkWkf4V7o

Shpërndaje në rrjete sociale