Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti online mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, thuhet në njoftim.
Nëpërmjet këtij vendimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton kufirin e sipërm të shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në secilën komunë.
Vendimi i KQZ-së mbështetët në të dhënat jo-përfundimtare të listës së votuesve në këto komuna, sipas tabelës në vazhdim./arbresh.info/

Bordi i Paqes: Kosova dhe Shqipëria do të dërgojnë trupa në ...
Trump: Aleatët kanë kontribuar mbi 7 miliardë dollarë për Ga...
Miratimi i buxhetit në Komision, Rama: Një hap i rëndësishëm...
Bayern rikthen interesimin për Fisnik Asllanin
Mourinho ndalon çdo përmendje të Real Madridit te Benfica pa...
Zyrtare: Bukayo Saka nënshkruan kontratë të re afatgjatë me ...