Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur rinumërimin e votave në 314 vendvotime, i cili do të zgjasë 4 deri në 5 ditë. Ky rinumërim vjen si pasojë e disa gabimeve teknike në formularin e përputhjes së rezultateve, shrkruan sot Gazeta “Zëri”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së djeshme, pas orës 16:00, i ka hapur kutitë e votave në 314 vendvotime, për shkak të gabimeve teknike në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve.
Këtë vendim KQZ-ja e mori gjatë ditës së mërkurë, në mënyrë që të qartësojë dhe të prezantojë gjendjen e saktë të kutive të votimit.
Duke përmendur arsyet e rinumërimit, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi u shpreh se 10 nga këto vendvotime do të rinumërohen plotësisht për shkak se është gjetur se mungojnë votat e kandidatëve, disa fletë të formularëve të rezultateve dhe në disa prej tyre mungojnë nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Vendvotimit, shkruan më tutje Zëri.
Ndërsa në 304 vendvotime të tjera Elezi thotë se do të rinumërohen po ashtu plotësisht, për shkak të një gabimi teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike, i cili ka bërë që votat e tyre të mos shënohen në rubrikën përkatëse dhe kësisoj votat e subjekteve me ato të kandidatëve nuk janë përputhur mes vete.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...