Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të verifikojnë qendrën e tyre të votimit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Nëpërmjet një videoje informuese të publikuar nga KQZ, qytetarët mësojnë se si të kontrollojnë në mënyrë të thjeshtë vendin ku janë caktuar të votojnë, si dhe mundësinë për të kërkuar ndryshimin e qendrës së votimit brenda komunës së tyre, nëse dëshirojnë.
Afati i fundit për verifikim dhe kërkesë për ndërrim është 29 gusht 2025.
Sipas KQZ-së verifikimi bëhet online përmes platformave zyrtare të KQZ-së ose fizikisht në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.
Për të realizuar ndryshimin, kërkohen dokumentet identifikuese të vlefshme, ndërsa KQZ garanton se aplikimet do të shqyrtohen në një kohë të shkurtër.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...