Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ne mbledhjen e mbajtur sot bërë të ditur se është e detyruar për numërim të votave të ardhura nga diaspora pas ditës së zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Supreme të marrë dje.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, shkruan arbresh.info.
“Në bazë të këtij vendimi ne jemi të obliguar që t’i numërojnë fletëvotimet e votuesve jashtë Kosovës”, ka thënë Daka.
Ndërsa Ilir Gashi, anëtar i KQZ-së, përfaqësues i PDK-së, ka kërkuar sqarim për votat e ardhura me 17 tetor.
“Unë dua të sigurohen sepse në bazë të ankesës kemi të bëjmë me kontingjentit prej 4 mijë e 600 pako që kanë ardhë jashtë afatit ligjor por vendimi nuk ka të bëj edhe për 1 mijë e 700 pako të cilat kanë ardhë më 17 tetor”, ka thënë ai.
E Sami Hamiti, përfaqësues i LDK-së, ka komentuar vendimin e djeshëm të KQZ-së në të cilin do të futen ne rezultat të përgjithshëm votat në vendvotimin ku humbën mbi 450 fletëvotime.
“Ne po e bastardojmë gjithë procesin me këto vendime, ne jemi për zbatim të vendimit të Gjykatës Supreme por ajo që ndodhi dje me 450 fletëvotimet e humbura është i papranueshëm”, ka thënë ai.
E Adnan Rrustemi, përfaqësues i LVV kërkoi që të numërohet çdo fletëvotim që mund të ketë arritur në fahun postar.
“Kërkoj që të shihet fahu postar i KQZ-se edhe sot dhe nëse ka ndonjë vote edhe ato të numërohen”, ka shtuar ai.
Ndryshe të mërkurën Gjykata Supreme ka miratuar si të bazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me të cilin ndalohej rinumërimi i 4639 fletëvotimeve të ardhura nga jashtë Kosovës./arbresh.info/
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...