Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas informacioneve që kanë marrë nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 12:00 të ditës së mërkurë, janë verifikuar rezultatet për 845 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 792 vendvotime.
“Nga po kaq vendvotime, 792, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme, njëkohësisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir elezi.
Sipas tij, në platformën e KQZ-së për rezultate, prezantohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë: rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave; rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale dhe; votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...