Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që 22 zarfe të votimit me kusht të anulohen e po ashtu të kthehet në rinumërim një vendvotim në Prizren, nga zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme pas kërkesës nga Qendra për Numërim dhe Rezultate, shkruan arbresh.info.
Burim Ahmetaj, koordinator në QNR ka thënë se bëhet fjalë për tetë vendvotime ku nevojitet anulimi i votimeve me kusht.
“Në Prizren është një vendvotim me numër 2008A/01R i cili ka pasur mospërputhje po ashtu edhe KKZ-ja e ka identifikuar si problem. Janë po ashtu 22 zarfe të votimeve në kusht në 8 vendvotime për anulim dhe vendvotimi në Prizren për rinumërim”, ka thënë Ahmetaj.
Ahmetaj po ashtu ka kërkuar që disa vendvotime të procesohen si të rregullta.
Ndërkaq, sa i përket votave me kusht, ai ka thënë se numërimi i tyre pritet të nis nesër./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1603580773040342/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...