Komisioni i Pavarur i Mediave ka urdhëruar ndërprerjen e transmetimit të një spoti politik të Listës Serbe gjatë fushatës zgjedhore, pasi ka konstatuar se përmbajtja e tij bie ndesh me Kodin e Etikës dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës
Sipas raportit të monitorimit të datës 22 shtator 2025, televizioni TV Puls më 18 shtator, nga ora 17:10, ka transmetuar një spot politik të Listës Serbe me përmbajtjen: “Çdo ditë, populli me të drejtë pyet, si ta durojmë terrorin, si ta rivendosim lirinë, si t’i mbajmë fëmijët këtu, si të mbijetojmë?”.
KPM ka konstatuar se përdorimi i shprehjeve “si ta durojmë terrorin” dhe “si ta rivendosim lirinë” përbën gjuhë që bie ndesh me rendin kushtetues të Kosovës. Për këtë arsye, Zyra Ekzekutive e KPM-së i ka dërguar TV Puls një njoftim zyrtar për shkelje, duke e udhëzuar që menjëherë të ndërpresë transmetimin e përmbajtjeve të tilla.
Ky vendim bazohet në nenin 11, paragrafi 2, të Kodit të Etikës KKPM-2016/03, ku përcaktohet se: “Në raste të veçanta, kur një OSHM përmes programit të vet nxit veprime që cenojnë interesin nacional dhe sigurinë e përgjithshme, KPM do të urdhërojë OSHM-në që menjëherë ta ndërpresë transmetimin e përmbajtjeve të tilla.
Transmetimi i përmbajtjeve të tilla mund të rezultojë me ndërprerje të licencës së OSHM-së, në pajtim me Ligjin e KPM-së”, thuhet në përgjigjen e KPM-së.
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...
Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas...
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë ma...
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...