Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim që ta shkarkojë nga detyra ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi.
Një vendim të tillë, KPK e ka marrë në mbledhjen e 202-të, të mbajtur këtë të martë në platformën online, me ç’rast kjo pikë e rendit të ditës ishte diskutuar prapa dyerve të mbyllura.
Shkarkimi i ish-Drejtorit Krasniqi u bë i ditur përmes komunikatës për media të publikuara nga KPK, ku rezulton se Këshilli kishte aprovuar propozimin e Komisionit Disiplinor për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ndaj Krasniqit.
“Si pikë e rendit të ditë ishte edhe trajtimi i Raportit të Komisionit Disiplinor për rastin e Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së (i suspenduar), me ç’rast Komisioni i ka propozuar Këshillit që ndaj të njëjtit të shqiptohet masa disiplinore: Ndërprerje e Marrëdhënies së Punës, gjë për të cilën anëtarët e KPK-së, kanë miratuar propozimin e Komisionit Disiplinor”, thuhet në komunikatën e KPK-së.
Ndryshe, më 13 gusht 2021 Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj drejtorit të suspenduar të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi.
Gjithashtu, aktakuza është ngritur edhe ndaj zyrtarëve tjerë të dyshuar në këtë rast, Ardian Krasniqi, Marigona Berisha dhe një personi tjetër F.D.
Ata po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit, falsifikim të dokumenteve, mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare dhe blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituar me kryerjen e veprës penale. /arbresh.info/
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Gjermania kërkon marrëveshje energjetike me Arabinë Saudite