Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se kostoja përfundimtare e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë, mund të shkojë në rreth 700 milionë euro.
Ai tha se projekti për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit është deshtë të përfundojë më 1 janar të këtij viti
“Kostoja përfundimtare e autostradës mund të shkojë në rreth 700 milionë euro. Si total do të kushtojë edhe me këtë pagesë shtesë për shkak të vonesave dhe të keq menaxhimit për tre vite. Diku 50 për qind nuk është kryer obligimi ndaj punëmarrësit edhe zgjatja e kontratës. Projekti për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit është deshtë të përfundojë më 1 janar të këtij viti. Ose të ndërpritet punimet dhe situata të shkojë në arbitrazh dhe shuma të jetë trefishi i shumës. Pagesa e 53 milionë eurove është për shkak të vonesave në kryerjen e pagesave”, ka thënë Lekaj për Dukagjinin.
Ndryshe, fillimisht kostoja totale e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit ishte paraparë të jetë 608 milionë euro, por me pagesa shtesë kostoja mund të shkoj në 700 milionë euro.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...